Drita “poker” KEKU-t
Futbollistët e Dritës ashtu siç është pritur, pa ndonjë problem të madh e kanë “çmontuar” skuadrën e KEKU-t me rezultat 4-0.
Në një ndeshje jo të barabartë futbollistët e Dritës në çdo element ishin më të mirë se “Elektricistët” të cilët në asnjë moment nuk mundën t’ju bëjnë ballë lojës së Dritës.
Akteri kryesor i kësaj ndeshje ishte qendërsulmuesi Kyrian Nwabueze, i cili shënoi tre gola në këtë ballafaqim duke dëshmuar se është një futbollist me cilësi të larta.
Listës së golashënuesve ju bashkëngjit edhe mbrojtësi i djathtë, Përparim Osmani, duke shënuar në portën e portierit mysafir Drin Hodaj.
Në ndeshjen e radhës në javën e 26-të, Drita zhvillon derbin lokal me Gjilanin në cilësinë e mysafirit në Prishtinë, për shkak renovimit të stadiumit të qytetit në Gjilan./rajonipress/


