Valon Behrami besohet se e ka humbur sezonin e Serie A
Udinese më nuk mund të llogarisë në mesfushorin shqiptar, Valon Behrami.
Ky i fundit ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër skuadrës së Milanit.
Lojtari u dëmtua gjatë një dueli ajror me kundërshtarin gjersa për lëndimin ka folur edhe drejtori sportiv i klubit Friuli, Daniele Prade.
“Mendjet tona janë me Valonin. Ai meriton të mbështetet pas lëndimit të kyçit të këmbës”, tha drejtori Prade.
Ndryshe, kontrata e ish-reprezentuesit zviceran me italianët përfundon në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë karrierën në Serie A. /Telegrafi/


