Gjilanit nuk i ndihmon as trajneri Gentjan Mezani
Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në javën e 24-të, ju kanë qasur lojës me Trepcën’89 pa 5 futbollistë të formacionit startues, Ylber Kastratin, Vilfor Hysa, Semir Haxhibulliq, Salih Kasumi e Fiton Hajdari, për shkak të lëndimeve.
Për herë të parë në një ndeshje kampionale, “bardh e kuqët” nga pankina i ka udhëhequr trajneri nga Vlora, Gentjan Mezani.
Futbollistët e Gjilanit të cilët po kërkojnë që ti ikin zonës së barazhit, kanë mposhtur portierin mysafirë Arben Beqirin në minutën e 2-të, pas krosimit të Maganit me kokë nga 2-3 metra Wilber Perez tund rrjetën musafire.
Rast të mirë shënimi patë edhe Ansi Nika në minutën e 27-të, i vetmuar gjuan drejt në portierin Beqiri.
Mysafirët rastin më të mirë në pjesën e parë e kishin në minutën e 45-të, Hasan Hyseni me një gjuajtje të fuqishme gjuan ndërsa topi shkon jashtë shtyllës pingule të Kaqiut të Gjilanit.
Me të filluar pjesa e dytë futbollistët e Trepcës’89 në minutën e 47-të, sulmuesi Hasan Hyseni shfrytëzon gabimet e mbrojtësve të Gjilanit i cili nga afërsia plason topin në rrjetë.
Futbollistët e Gjilanit patën rast të kalojnë në epërsi në minutën e 82-të, kur Keita Aziz lanson një gjuajtje të fuqishme nga 30 metra por topi përfundon jashtë portës së Beqirit të Trepcës’89.
Në minutën e 88-të, ish-futbollisti i Gjilanit, Gëzim Rusi, tani në radhët e Trepcës’89 gjuan furishëm por Donat Kaciu me mund të madh shpëton portën e tij.
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, i cili sot debutoi në pankinën e Gjilanit, pas ndeshjes deklaroi.
“Kisha dëshirë ta fitonim këtë ndeshje por nuk arritëm, gabuam shumë në fazën e sulmit shpresoj se në ndeshjet e radhës do të marrim pikët e plota dhe këtyre futbollistëve që i kam në skuadër ju besoj se kanë kualitet për rezultate pozitive”.
Në javën e 25-të, Gjilani do të jetë mysafirë i Drenicës./rajonipress/


