Mobi Casa

Thaçi kërkon përkrahje për të arritur marrëveshjen paqësore me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Është njësoj e rëndësishme të përkrahet Kosova edhe tani, veçanërisht në përpjekjet për të arritur marrëveshjen paqësore me Serbinë”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot deputetin e Parlamentit të Kanadasë, Borys Wrzesnewskyj, njëherësh kryesues i Asociacionit Parlamentar të NATO-s në Kanada, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e Kosovës dhe Kanadasë, veçanërisht në sektorin e sigurisë.

Thaçi u shpreh i kënaqur që Kosova dhe Kanadaja këtë vit shënojnë 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve dhe e falënderoi deputetin Wrzesnewskyj për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja i ka dhënë Kosovës.

Mobi Casa

“Jemi mirënjohës për mbështetjen që na keni dhënë në të gjitha fazat”, u shpreh presidenti Thaçi. “Tani po punojmë për forcimin e paqes dhe për stabilitetin e qëndrueshëm. Është njësoj e rëndësishme të përkrahet Kosova edhe tani, veçanërisht në përpjekjet për të arritur marrëveshjen e përhershme paqësore me Serbinë dhe në transformimin e FSK-së në forcë të gatshme për t’u bërë anëtare e NATO-s”, shtoi presidenti Thaçi.

Deputeti Wrzesnewskyj u shpreh se e njeh mirë rrugën e vështirë dhe tragjike të Kosovës dhe e kupton rëndësinë e sigurisë së përgjithshme. “Është inkurajues zhvillimi i deritashëm i Kosovës në përgjithësi dhe zhvillimi i FSK-së në veçanti”, theksoi deputeti Wrzesnewskyj.

“Kosova është e qartë se të ardhmen e sheh në NATO dhe BE”, përfundoi presidenti Thaçi./21Media

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.