United Hospital

Kocijancic: Taksa nuk po e pengon vetëm dialogun, por edhe integrimin e Kosovës drejt BE-së

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Zëdhënësja e Federica Mogherinit, Maja Kocijancic, ka përsëritur edhe një herë kërkesën e BE-së ndaj Kosovës për të hequr taksën ndaj produkteve serbe, në mënyrë që të rifillojë dialogu i Brukselit.

Këto deklarata ajo i ka bërë në një intervistë për gazetën “Shekulli”, teksa ka thënë se taksa e vendosur jo vetëm që po e pengon dialogun, por edhe rrugën integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Siç thuhet në mënyrë të përsëritur, Bashkimi Evropian së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjera, i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë menjëherë tarifat në mënyrë që të lejojë rifillimin e shpejtë të dialogut”, ka thënë ajo.

Kocijancic thotë se aktualisht nuk ka ndonjë alternativë për kthimin e shpejtë të palëve në tryezën e bisedimeve.

Fundamenti

“Status quo-ja nuk është një alternativë dhe nuk ka alternativë për rifillimin e shpejtë të dialogut midis palëve. Tarifat jo vetëm që qëndrojnë në rrugën e dialogut, por edhe qëndrojnë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës”, është shprehur ajo.

Lidhur me vazhdimin e dialogut sot ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se nuk e kupton pse Prishtina po dëshiron që të ‘blejë kohë’.

Ai gjithashtu ka thënë se pala kosovare nuk do të rikthehet në dialog, derisa të përfundojë mandati i Federica Mogherinit./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.