ARKATANA

13 muaj pa asnjë njohje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova nuk është njohur ndërkombëtarisht nga asnjë shtet për më shumë se një vit, përderisa Serbia po punon vazhdimisht për të siguruar çnjohje të reja. Opozita dhe analistët vlerësojnë se përpos diplomacisë kosovare të dobët shtetet hezitojnë ta njohin Kosovën për shkak të deklaratave për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Zeri.

Hapja e idesë për korrigjim të kufijve dhe zhvillime të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë që Kosovën për një vit e dy muaj të mos e njohë asnjë shtet, derisa njohja e fundit ka ndodhur në prag të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, më 15 shkurt të vitit 2018, nga Barbadosi. Kështu të paktën vlerësojnë opozita e vendit dhe njohës të çështjeve ndërkombëtare, të cilët thonë po ashtu se diplomacia kosovare është e dobët dhe e paorganizuar, prandaj sipas tyre numri i njohjeve është ulur drastikisht.

Mobi Casa

Pa i përfshirë edhe çnjohjet që i ka paralajmëruar pala serbe e që janë kundërshtuar fuqishëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, deri më tani Kosova është njohur ndërkombëtarisht nga 116 shtete. Në vitin 2012 Kosovën e kishin njohur 12 vende, në vitin 2017 dy, ndërsa në vitin 2018 ka ndodhur vetëm një njohje. Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se janë duke punuar për të siguruar njohje të reja, mirëpo sipas tyre kjo është një sfidë për ta për shkak të skepticizmit të madh të disa shteteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.