Uji Dea

Stoltenberg për mediat serbe: Intervenimi i NATO-s në vitin 1999 ishte i drejtë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 nuk ishte e drejtuar kundër popullit të Jugosllavisë, por roli i saj ishte të mbrojë civilët në rajon dhe më gjerë.

Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për Tanjug, përcjell Telegrafi.

Në bombardimet ndaj caqeve jugosllave kanë marrë pjesë 19 vende të aleancës dhe ato kanë zgjatur 78 ditë.

“Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të shkojmë më tej dhe kjo është ajo që NATO dhe Serbia po bëjnë sot si partnerë”, citohet të ketë thënë Stoltenberg.

HW

Ndryshe, në 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.

Në letrën e Haradinajt mes tjerash thuhet se populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.

“Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.