Hidromorava

Thaçi: Nuk duhet pritur asnjë e mirë nga ata serbë që ishin pjesë e sistemim që kreu gjenocid

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe në nderim të të rënëve të Krushës së Vogël në 20 vjetorin e rënies së tyre.

“Sot do t’i kujtojmë 113 martirët e Krushës së Vogël dhe do t’i kujtojmë mijëra qytetarë të Kosovës, pleq, të rinj dhe fëmijë që u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.Dhunën sistematike të pushtetit serb e ka përjetuar anëkënd Kosovës. Forcat serbe dëbuan mbi gjysmë milion njerëz, Serbia ka kryer gjenocid dhe këtë e përjetoi popullata civile”, deklaroi i pari i shtetit, duke përmendur edhe njëherë krimet e kryera nga Serbia, për të cilat thotë se do të japin përgjegjësi.

“Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e bëra nga Serbia dhe kryesit e këtyre do të japin përgjegjësi. Zëri juaj, lotët tuaj, dhimbja juaj flet më shumë se çdo fakt tjetër. Sot jemi në Krushë të Vogël që është simbol i mbijetesës dhe rilindjes së Kosovës së re. Liria dhe shteti i kanë themelet mbi gjakun e atyre që ranë mbi liri dhe pavarësi”, shtoi ai.

HW

Thaçi duke premtuar se institucionet do të angazhohen për zbardhjen e fatin e të pagjeturve, tha se nuk duhet pritur asnjë e mirë nga ata serbë që ishin pjesë e sistemim që kreu gjenocid.

“Të jeni të sigurt se të gjitha institucionet do të jenë të angazhuara për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe t’i kthejnë në vendin ku kanë lindur. Por në të njëjtën kohë edhe ju e kuptoni se përsëri në përballje kemi po të njëjtit njerëz që ishin pjesë e atij sistemi që kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë, pra janë njerëz të instaluar në Beograd. Prandaj, asnjë nga ne nuk duhet të presim të mirë nga ta. Sot është ditë edhe e pikëllimit edhe e krenarisë që po edukohen dhe rriten në Kosovën e lirë dhe Kosovën që po lëviz në drejtim të drejtë”, përfundoi presidenti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.