Hidromorava

Në 20-vjetorin e sulmeve ajrore Kosova është ende larg NATO-s

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Janë bërë dy dekada nga fillimi i sulmeve ajrore kundër caqeve policore serbe dhe njëmbëdhjetë vjet të funksionimit si shtet i pavarur, por Kosova është ende larg që të bëhet pjesë e Aleancës Veriatlantike, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Se vendi është larg anëtarësimit në NATO e pranon edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, njëherësh njëri nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Haliti ka thënë për “Zërin” se Kosova nuk do të mundë të jetë pjesë e kësaj organizate, për shkak të shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

“Janë disa kushte që duhen plotësuar për anëtarësim në NATO. Duhet të kemi disiplinë e po ashtu duhet të gjitha shtetet anëtare të NATO-s ta përkrahin Kosovën. Ne nuk mundemi të jemi pjesë e NATO-s, sepse kemi disa shtete anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Edhe tentimi për t’u anëtarësuar si anëtare me fuqi të plotë është iluzion tani për tani, prandaj nuk mund të bëhemi pjesë e NATO-s së shpejti”, ka thënë ai për “Zërin”.

Hidromorava

Madje, sipas Halitit, Kosova nuk është as e përgatitur për t’u bërë pjesë e NATO-s, ndonëse pranon se po punohet në këtë drejtim.

“Nuk e besoj se Kosova është e përgatitur për t’u anëtarësuar në NATO, sepse po të ishte e përgatitur do të ishim pjesë e Aleancës. Duhet të plotësohen standardet për të qenë pjesë e NATO-s. Të gjitha institucionet e Kosovës po punojnë, por dëshirat tona nuk mund të vijnë në shprehje. Në qoftë se interesi strategjik i shteteve të NATO-s është që Kosova të jetë në NATO, ajo do të bëhet shumë shpejt”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.