United Hospital

Rrahmani: Duhet të luajmë si skuadër ndaj Danimarkës, duhet të provojmë në kundërsulme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Së bashku me trajnerin Bernard Challandes në konferencën për media të Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes ndaj Danimarkës është paraqitur edhe mbrojtësi Amir Rrahmani.

25-vjeçari ndeshjen ndaj Danimarkës nuk e shikon vetëm një test për mbrojtjen, por për gjithë skuadrën.

“Normalisht që Danimarka ka ekip shumë të mirë, është një ndeshje ndryshe nga ato që kemi luajtur në Ligën e Kombeve, ky nuk është test vetëm për mbrojtjen, por për gjithë ekipin dhe duhet ta kalojmë si skuadër”.

Mobi Casa

“Në fazën mbrojtje nuk ka ndonjë mungesa, Valoni është i rëndësishëm për skuadrën, por besoj se kemi lojtarë që mund ta zëvendësojnë. Kosova ka fond të mjaftueshëm të lojtarëve, askush nuk e ka vendin e garantuar, të gjithë duhet ta meritojnë”.

“Danimarka është ekip shumë i mirë, ata janë eliminuar në çerekfinale të Botërorit nga Kroacia në penallti. Duhet të luajmë si skuadër dhe të mundohemi në kundërsulme pasi ata janë një ekip shumë i mirë”.

“Të luash për Kosovën? Të përfaqësosh vendin tënd është një ndjen e veçantë, është një ndjenjë që nuk krahasohet me asgjë”, ka thënë Rrahmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.