Hidromorava

Zyrtare: Ylli i Kombëtares së Kosovës mbetet pa klub

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Donis Avdijaj i ka ndarë rrugët me klubin e tij Willem II, pas probleme disiplinore që nisen pak muaj pas transferimit të tij nga Schalke verën e kaluar.

Willem ka njoftuar në uebsajtin e vet zyrtar se klubi dhe kosovari 22-vjeçari janë pajtuar për ta ndërprerë kontratën me efekt të menjëhershëm, raporton Gazeta Express.

Avdijaj u transferua nga Schalke te Willem II në ligën holandeze Eredivise si lojtar i lirë, dhe pati një fillim mbresëlënës por jetëshkurtër.

Anësori kosovar i regjistroi tetë gola dhe gjashtë asiste në 19 paraqitje për klubin në ligë, por nuk luajti më prej dhjetorit, për shkak se u pezulluar për çështje disiplinore.

Fundamenti

Para krishtlindjes, Avdijaj ishte pezulluar bashkë me shokët e skuadrës së tij për ndeshjen ndaj Emmen, sepse kishte dalë nga hoteli për të shëtitur pa kërkuar leje fillimisht.

Që nga ajo ditë, Avdijaj nuk ka luajtur më futboll, dhe si pasojë e ka humbur edhe vendin në Kombëtaren e Kosovës.

Bernard Challandes nuk e ftoi 22-vjeçarin e lindur në Gjermani për dy ndeshjet e marsit, miqësoren kundër Danimarkës dhe ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020, kundër Bullgarisë.

Avdijaj tani duhet të gjejë klub të ri për ta vazhduar karrierën. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.