ARKATANA

Shpërthejnë analistët: A e keni parë diku opozitën kosovare?

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët politikë dhe qytetarët janë të indinjuar me stagnimet e aksioneve dhe nismave të opozitës kundër kapjes së shtetit dhe degradimit të përgjithshëm të vendit. Analistët vlerësojnë se opozita kosovare po rri duarkryq dhe po paraqitet veç me disa seanca të jashtëzakonshme pa pikë rezultati dhe me kaq po mjaftohen deri tash, edhe pse përditë ka skandale me nepotizëm, korrupsion, zhvatje të buxhetit etj. As edhe një protestë opozitare nuk po bëhet tash e një kohë të gjatë.

Emini: Opozita në Kosovë duket se është e ‘lodhur’

“Kjo e heshtje e opozitës sikur na lë të kuptojmë se ajo është shitur dhe po bën kalkulimet e veta, ndërsa Qeveria po vazhdon pa asnjë pengesë me abuzimet e saj pandalshëm. Prandaj, e themi lirshëm se me seancat e tyre të jashtëzakonshme, opozita nuk po ia del ta tregojë veten dhe këto seanca të tyre janë ‘cirkus’, dhe u ka dalë ngjyra…”, thotë analisti Ragip Guraziu për gazetën “Kosova Sot”

Analistët politikë dhe qytetarët janë të indinjuar me stagnimet e aksioneve dhe nismave të opozitës kundër kapjes së shtetit dhe degradimit të përgjithshëm të vendit. Analistët vlerësojnë se opozita kosovare po rri duarkryq dhe po paraqitet veç me disa seanca të jashtëzakonshme pa pikë rezultati dhe me kaq po mjaftohen deri tash, edhe pse përditë ka skandale me nepotizëm, korrupsion, zhvatje të buxhetit etj. As edhe një protestë opozitare nuk po bëhet tash e një kohë të gjatë.

Njohësit e rrethanave politike kanë dyshime të mëdha se opozita është shitur dhe ata po bëjnë kalkulimet e veta, ndërsa Qeveria vazhdon abuzimet pandalshëm. Filozofi Ridvan Emini, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se opozita në Kosovë duket se është e ‘lodhur’ dhe si e tillë nuk po mund të gjejë forcë për ta përmbledhur veten dhe t’i bëjë ballë Qeverisë, edhe pse Qeveria nga ana tjetër duket se është në majat e nepotizmit. “Opozita nuk po gjen forcë që të bashkohet në mënyrë që të ketë një zë të vetëm përballë të metave dhe shkeljeve që bëhen nga ana e Qeverisë dhe individëve brenda saj. Konsideroj se edhe opozita është një bashkëfajtore në këtë drejtim meqë nuk ka as edhe një ide se si ta ‘godasë’ Qeverinë. Seancat e jashtëzakonshme dhe protestat nuk janë mekanizmi i vetëm që opozita mund të bëjnë”, u shpreh ai.

Kalkulimet politike

“Një rrugë, e cila është më e vështirë, por është e arritshme, është që të denoncojë rastet e nepotizmit, korrupsionit apo zhvatjes tek organet gjegjëse.

Pastaj, duhet kushtëzuar Qeverinë në Kuvend me anë të votës, e jo vetëm duke u barrikaduar në pozicionin ekstrem kundër të gjitha pikave që sjell Qeveria nëpër seanca. Partitë opozitare që nga koha e VLAN-it e tutje, gjithnjë kanë kalkuluar veçmas dhe ato kalkulime aty për aty, pa ndonjë strategji afatgjate, e cila do të sillte ndryshime në qeverisje dhe në mentalitetin e qeverisjes, por duke kalkuluar gjithnjë me ndërskamca. Andaj, konsideroj se partitë opozitare po mundohen që duke mos bërë asgjë të arrijnë ta rrëzojnë Qeverinë dhe të vijnë në pushtet vetë, pra pa ndonjë formulë mbi të cilën mund të bëhen bashkë në veprime”, u shpreh Ridvan Emini.

Të gjithë lakmojnë pushtetin

Analisti Ragip Guraziu, për gazetën “Kosova Sot”, tha se derisa në njërën anë e kemi një pozitë që e ka kapur shtetin, në anën tjetër e kemi edhe një opozitë në gjumë të thellë. “Prandaj, kjo edhe është arsyeja se përse po stagnon aksioni opozitar kundër kapjes së shtetit dhe degradimit të përgjithshëm të vendit, derisa ka skandale përditë me nepotizëm, korrupsion, zhvatje të buxhetit, shkelje të ligjeve, punësimi në baza të familjarizmit, etj.,etj.

UBT

Prandaj, kjo situatë e brishtë edhe e shtron pyetjen se si po mund të rrijë duarkryq opozita kosovare që po paraqitet veç me disa seanca të jashtëzakonshme pa pikë rezultati, dhe me kaq sikur ata po mjaftohen deri tash, edhe pse përditë ka skandale me nepotizëm, korrupsion, zhvatje të buxhetit etj”,u shpreh ai. “Pra, e themi lirshëm se e kemi një opozitë lakmitare për pushtet, apo më mirë thënë se e kemi një opozitë në gjumë të thellë të kësaj kohe të dimrit dhe mbesim me shpresën se edhe pak ditë, ndoshta do t’i kthjellë pranvera”, potencoi Guraziu. Ndërsa njohësi i rrethanave politike Ali Hertica, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se si dështime të radhës të kësaj qeverisje, Kosovën e ka renditur rrënimin e sistemit të drejtësisë, moskonsolidimin e kabinetit qeveritar, mosdërgimin në Kuvend të programit qeverisës dhe gjendjen jo të mirë të arsimit në Kosovë. “Më tutje, si dështim edhe vazhdimin e gjendjes tepër të rëndë në sistemin e shëndetësisë publike, paaftësinë e Qeverisë për t’i përmbyllur listat e veteranëve të luftës çlirimtare dhe vazhdimin e keqpërdorimit të parasë publike për luksin e kabinetit qeveritar”, vlerësoi Hertica.

Metodat e dështuara

“Metodat e gabuara të dhunës nuk arritën ta bindin popullin për një përkrahje më masive në ditët e sotme. Opozita nuk arriti më të bindë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë se ata janë alternativë e duhur politike, e cila do të normalizonte jetën në vend dhe raportet me fqinjët.

Kjo na sjell në përfundim se qytetaria liridashëse dhe demokratike kosovare duhet të formësohet krejt ndryshe për të qenë alternativë reale, demokratike dhe perëndimore, të cilën qytetarët e Kosovës do ta pranonin duke e votuar, apo edhe duke protestuar Kjo betejë e humbur, e alternativës kosovare, duhet që ta këndellë opozitën dhe të riorganizohet dhe ripozicionohet në raport me aksionin opozitar kundër kapjes së shtetit dhe degradimit të përgjithshëm në vendin tonë”, u shpreh Ali Hertica për “Kosova Sot”.

Mungesa e unitetit

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës Ali Lajçi (LVV), për gazetën “Kosova Sot”, thotë se opozita kosovare nuk është aspak e bashkuar sa duhet. “Ndaj, pushtetarët e tashëm po e injorojnë opozitën, ngase me mosunitetin e tyre opozita po ia hap rrugën pushtetarëve të bëjnë çfarë të duan me vendin dhe po luajnë me popullin si macja me miun”, potencoi ai.

Qytetarët, të zhgënjyer nga politika

Krahas analistëve, edhe qytetarët e anketuar thonë se janë të zhgënjyer tej mase me opozitën kosovare. Sipas qytetarëve, tashmë po duket qartë se ka stagnuar aksioni opozitar kundër kapjes së shtetit dhe degradimit të përgjithshëm të vendit. Qytetari Shaban Haliti nga Prishtina, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se nuk ka asnjë dyshim se në Kosovë e kemi një opozitë shumë të dobët, pasi ajo në radhë të parë është shumë e përçarë në mes vetes. “Se sa është e përçarë kjo opozitë më së miri e tregon fakti se që një kohë të gjatë nuk po mbahet as edhe një protestë opozitare kundër kësaj Qeverie.

Opozita jonë është në një udhëkryq dhe e njëjta nuk e di se çfarë po dëshiron në të vërtetë”, u shpreh ai. Ndërsa qytetari tjetër nga Prishtina Naim Berisha, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se nuk ka aspak dyshim sa i përket opozitës së Kosovës, sepse ata janë duke bërë shumë pak punë kundër kësaj Qeverie. “Po të kishim një opozitë të fortë e në nivel të detyrës, pushtetarët tanë nuk do të guxonin të vepronin kësisoj dhe do të ishin shumë më të dobishëm për vendin, ngase gjendja për të mirë nuk ndryshohet vetëm me seanca dhe pa asnjë protestë. Por, veç opozitës, një pjesë të fajin e mban edhe populli që po hesht për gjendjen e rëndë që na ka kapluar”, ka vlerësuar ai.

(Kosova Sot)