Uji Dea

Hoti reagon ndaj Daçiqit: Këto kërcënime janë boshe, të reagojë BE-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ku përmend ndërhyrjet e forcave serbe në veri të Kosovës.

Për deputetin e LDK-së këto kërcënime janë boshe, pasi tani Kosova e ka ushtrinë e vet dhe se KFOR-i është ende i pranishëm në territorin e shtetit tonë.

Sipas tij, kjo është një gjuhë kërcënuese që dëshmon se arritja e një marrëveshje mes dy vende është ende larg.

Uji Dea

Për këtë arsye, Hoti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagoi karshi kë saj gjuhe kërcënuese.

Çdo dite dëgjojmë kërcenim nga Serbia, siç është rasti i fundit me kërcënimin e ministrit të jashtëm serb për ndërhyrje ne veri të Kosovës. Ata e dinë se Kosova tani e ka ushtrinë e vet, dhe se KFOR është ende në Kosovë. Prandaj, edhe ata e dinë se këto kërcënime janë boshe.

Por, kjo gjuhe kërcënuese tregon se arritja e marrëveshjes në mes të dy vendeve është ende larg. Kjo gjuhë duhet të ndalet para çfarëdo dialogu. BE-ja duhet të reagojë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.