HW

Limaj: Të gjithë na kërkojnë ta heqim taksën, edhe zyrtari i Qeverisë britanike, Richard Moore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bashkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun, Fatmir Limaj ka thënë se me zyrtarin e Qeverisë britanike, Richard Moore, kanë biseduar për përgatitjet për dialog.

Limaj ka thënë se atij ia kanë shpjeguar platformën e dialogut.

“Sot patëm takim më zyrtarë të lartë të Qeverisë britanike dhe biseduam për përgatitjet tona për dialog. Atij i shpjeguam përmbajtjen e platformës, i shpjeguam që ajo është e mbështetur mbi bazën e dokumenteve që e kanë bërë këtë shtet. E informuam edhe për disa tema që në të kaluarën nuk janë trajtuar sa duhet për marrëveshjen me Serbinë. Gjetëm mbështetje të plotë nga përfaqësuesi i Qeverisë britanike. Britania inkurajon dhe mbështet përpjekjet për dialog dhe që Kosova të jetë pjesë e bisedimeve me qëllim që të arrihet marrëveshja”, ka thënë ai shkruan Telegrafi.

Limaj theksoi se edhe zyrtari Moore ka kërkuar të pezullohet taksa.

HW

“Të gjithë që vijnë kërkojnë në mënyrë diplomatike të largohen pengesat dhe të vazhdohet dialogu, në këtë mënyrë të pezullohet taksa. Ne mundohemi që t’iu shpjegojmë që kushtëzimet nuk janë të mira në dialog. Qëndrimi i të gjithë miqve është që të gjendet rrugë për t’i dhënë mundësi dialogut dhe këtë vazhdimisht na e kanë thënë në Prishtinë e Bruksel”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera Limaj foli edhe për takimin e fundit në Bruksel së bashku me Shpend Ahmetin.

“Takimet në Bruksel janë para përgatitjes së dialogut. Takimet tona në Bruksel do të ndodhin shpesh, merrni të zakonshme. Janë takime të rregullta ku ne lëmë tema të hapura për të biseduar”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.