ARKATANA

Ekskursioni i Ahmetit, Limajt e Shalës, në shërbim të planit ndarës të Thaçit

/ 16 minuta lexim
Uji Dea

Opozitarët, analistët dhe qytetarët duan të dinë se si e pse ka udhëtuar bashkë me Limajn dhe Ahmetin, edhe “pioni” i Hashim Thaçit, Blerim Shala, i cili gjithnjë është me ta, kurse vetë përfshirja e Shpend Ahmetit po e devalvon procesin pas dështimit dhe inkriminimit të thellë me krimin në Komunën e Prishtinës, po i jep një vulë dështimi edhe dialogut në Bruksel, ku përveç argatit që bën për Thaçin, ai asgjë tjetër nuk bën, sepse është vetëm shërbëtor i klanit të inkriminuar “Pronto” e asgjë tjeter.

Guraziu: Shpend Ahmeti, pas dështimit dhe inkriminimit të thellë me krimin në Komunën e Prishtinës, po ia bën argatin Thaçit

“Për aq më tepër, udhëtimin sekret të Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt e bënë edhe më të dyshimtë bashkëngjitja e pionit të Hashim Thaçit, Blerim Shala, i cili jo vetëm se kudo dhe gjithnjë është me ta, por përfshirja e paparalajmëruar dhe prania permanente e tij, si shërbëtor i klanit të inkriminuar ‘Pronto’, e devalvon edhe më tepër procesin dhe po i jep një vulë edhe më të madhe dyshimit, konspiracioneve të dialogut, fillim e mbarim jotransparent, në Bruksel”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”

Përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare në Kuvendin e Kosovës, analistët dhe qytetarët, e kanë parë me sy kritik dhe kanë reaguar ashpër për mënyrën se si udhëtuan fshehtas në Bruksel Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj dy ditë më parë.

Ata deklarojnë se dëshirojnë të dinë se çfarë bisedimesh sekrete mund të jenë duke u zhvilluar në Bruksel, pasi nuk ka pasur një paralajmërim për udhëtimin dhe temën e diskutimit. Sidoqoftë, kjo nuk është shumë për habi, derisa ata theksojnë se ky veprim po dëshmon qartë se Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj janë vetë vegla që përdoren nga Hashim Thaçi, derisa ai i detyron ta shkelin edhe Platformën për bisedime, sepse aty thuhet se gjithçka do të jetë transparente për qytetarët, por këta të dy, që në fillim po e shkelin atë, edhe Shpend Ahmeti, edhe Fatmir Limaj, duke zhvilluar takime sekrete në Bruksel.

Opozitarët, analistët dhe qytetarët duan të dinë se si e pse ka udhëtuar bashkë me Limajn dhe Ahmetin, edhe “pioni” i Hashim Thaçit, Blerim Shala, i cili gjithnjë është me ta, kurse vetë përfshirja e Shpend Ahmetit po e devalvon procesin pas dështimit dhe inkriminimit të thellë me krimin në Komunën e Prishtinës, po i jep një vulë dështimi edhe dialogut në Bruksel, ku përveç argatit që bën për Thaçin, ai asgjë tjetër nuk bën, sepse është vetëm shërbëtor i klanit të inkriminuar “Pronto” e asgjë tjetër.

Postierët e Hashim Thaçit

Deputeti Ismet Beqiri, nga LDK-ja, thotë se nuk ka qenë fare rastësi që LDK-ja ka reaguar paraprakisht dhe ka deklaruar se nuk ka fare nevojë për Grup negociator e as për Platformë bisedimesh, sepse në vend të Grupit janë institucionet, ashtu siç janë, kurse Platformë është vetë Kushtetuta.

“Që në fillim ne e kemi thënë, se nuk e kemi parë të nevojshme këtë mënyrë të zhvillimit të këtyre situatave sikur që po ndodhin. E para është ajo rreth formimit të këtij Grupi ose Ekipi negociator, për të cilin konsiderojmë që derisa tani i kemi institucionet tona shtetërore, asnjë nevojë nuk ka për të pasur këso lloj strukturash paralele, që nuk dua t’i shoh ashtu, por le të themi se janë hibrid organe, që janë të panevojshme për një proces të tillë, pasi i kemi të gjitha institucionet kushtetuese që janë kompetente për t’i zhvilluar këto procese, në këtë rast edhe procesin e dialogut, prandaj konsiderojmë akoma se Qeveria nuk mund dhe nuk është dashur të zëvendësohet me kurrfarë trupi në bisedime , sikur që e kanë bërë këtë Ekip negociator. Pastaj këtu del pikëpyetja e madhe ,se në fakt çfarë përfaqësojnë ata, cila është fuqia e këtij Ekipi negociator, e për të cilën ne themi se nuk kanë fuqi politike dhe përfaqësuese.

Edhe Platforma edhe Ligji sipas të cilit thirren se veprojnë, për neve janë absurditete, për arsye se Platformë më të mirë dhe Ligj më të mirë edhe për të bërë dialog, edhe në raportet Serbi- Kosovë, se Kushtetuta e shtetit të Kosovës nuk ka”, u shpreh ai. “Ata kanë shkuar në Bruksel dhe për mendimin tim është qesharake kur thonë se kemi shkuar dhe e kemi dorëzuar Platformën, sepse në këtë botën moderne nuk ke se çka dorëzon vetëm sa për informim, sepse ata garant e kanë pasur akoma pa shkuar atje, sepse u ka shkuar edhe para këtyre nëpërmes kanaleve të tjera. Ky është edhe njëfarë ekskursioni i panevojshëm për të zhvatur edhe buxhetin, ashtu sikur që po e zhvatin, e për transparencë të mos flasim, sepse këtë Ekip negociator nuk e pyet askush për asgjë ”, theksoi Beqiri nga LDK-ja.

Lajçi: Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ‘postierë’ të Hashim Thaçit

Edhe deputeti Ali Lajçi tha për “Kosova Sot” se këta njerëz kanë marrë përsipër disa detyra që nuk u takojnë dhe nuk pritet që prej tyre, veç disa ekskursioneve pa lidhje poshtë e lart, që do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës dhe do ta rëndojnë edhe më shumë peshën e varfërisë së qytetarëve në vend.

“Realisht, këta do të vazhdojnë të bëjnë kështu disa ekskursione të pavlera poshtë e lart, nga të cilat sigurisht që do të përfitojnë materialisht, sepse buxheti do të shpenzohet për udhëtimin dhe mëditjet e tyre, por ata e dinë fare mirë që të gjitha këto janë improvizime, sepse nuk i pyet askush, i telekomandon vetëm Hashim Thaçi, dhe ata janë bartës të porosive, ‘postierë’ të Hashim Thaçit. Sa për transparencë as që mund të pritet nga ana e tyre, derisa ata me veprime që në i kemi vlerësua kundërkushtetuese kinse votuan në Kuvendin e Kosovës edhe Ligjin edhe të ashtuquajturën Platformë, që për neve nuk janë gjë tjetër veçse letra koti, sepse Kosova ka tani ligjet e veta, e ka Kushtetutën që garanton sovranitetin dhe integritetin, e kushdo që del mbi Kushtetutën dhe ligjet duhet ta dijë që do të japë llogari para qytetarëve, prandaj sa më herët që heqin dorë nga lojërat e tilla, aq më mirë do të ishte dhe për ata, por edhe për vendin, sepse nuk kanë as kredibilitet dhe as legjitimitet që të futen në tema të tilla që e sjellin në pikëpyetje sovranitetin e shtetit”, tha Lajçi për “Kosova Sot”.

Devalvimi i dialogut

Analisti politik Gani Qarri thotë se vetë miratimi javën e kaluar në Kuvend i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ka bërë që Shpend Ahmeti,Blerim Shala dhe Fatmir Limaj të ftohen me urgjencë për bisedime në Bruksel, porse ky udhëtim lë për të dyshuar shumë, pasi ka qenë jotransparent, kanë shkuar fare pa e njoftuar paraprakisht opinionin publik dhe politik.

“Udhëtimi i fshehtë i kryesuesve të Ekipit negociator të Kosovës Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj në Bruksel thuhet të jetë bërë me ftesë të Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, për të diskutuar mbi Platformën e dialogut me Serbinë, të cilën siç duket jo vetëm Aleksandar Vuçiq, por as zonja Mogherini nuk e ka pritur, as besuar që do të miratohet në Kuvend. Fakti se në zhvillimin e bisedimeve sekrete në Bruksel po merr pjesë edhe zëdhënësi i kuislingut Hashim Thaçi, z. Blerim Shala, shtyn të dyshohet se me insistimin e Serbisë, Përfaqësuesja e BE-së, Frederica Mogherini do të kërkojë ndryshimin e Platformës dhe përshtatjen e saj sipas dëshirave të Thaçit dhe ambicieve të Aleksandar Vuçiqit, për ndarjen e Kosovës”, u shpreh ai.

“E, përderisa në Platformën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në parimin 10, pikën 1, thuhet qartë se përfaqësuesit e Ekipit negociator zotohen se do të sigurojnë informim të rregullt publik, nëse Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj e shkelin këtë parim, duke zhvilluar takime sekrete ne Bruksel, kjo dëshmon qarte se edhe ata mund të shndërrohen në vegla të Hashim Thaçit për arritjen e qëllimeve të tij kuislinge”, vijoi më tej Qarri.

Guraziu: Ahmeti e Limaj, vegla që përdoren nga Hashim Thaçi

Këtë udhëtim të fshehtë, nga kjo përbërje e delegacionit kosovar për bisedime, analisti politik Ragip Guraziu e cilëson si një fillim të thellimit të rrënimit akoma më të madh të besimit në institucione nga qytetarët, edhe ashtu besim i humbur me këtë formulë të përbërjes së Ekipit pa legjitimitet të mjaftueshëm politik.

Hidromorava

“Kështu që vetëm sa po e devalvon procesin përfshirja e Shpend Ahmetit, që pas dështimit dhe inkriminimit të thellë me krimin në Komunën e Prishtinës, kjo na lë të kuptojmë se po i jep një vulë dështimi edhe dialogut në Bruksel, ku përveç argatit që bën për Thaçin, ai asgjë tjetër nuk bën, sepse është vetëm shërbëtor i klanit të inkriminuar “Pronto” e asgjë tjetër. Tani, qytetarët e Kosovës janë të shokuar, që udhëtuan fshehtas në Bruksel Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, që u bë temë e ditës.

Të gjithë jemi të interesuar dhe duhet edhe ne të jemi në dijeni se çfarë bisedime sekrete janë duke u zhvilluar në Bruksel! Ata me këtë e dëshmuan qartë se Limaj e Ahmeti janë vegla që përdoren nga Hashim Thaçi, sepse këta njerëz kanë vepruar në kundërshtim me dokumentet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, sepse edhe në Platformën për bisedime thuhet se gjithçka do të jetë transparente për qytetarët, por ata duhet të tregojnë tani pse po e shkelin, të dy bashkëkryesuesit”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot”.

Kelmendi: Blerim Shala, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj janë njerëz pa taban të qartë nacional dhe shtetëror

Njohësi tjetër i zhvillimeve politike në vend, prof. Muhamet Kelmendi, tha për “Kosova Sot” se në bisedimet me palën serbe çdo gjë që është në kundërshtim me tërësinë territoriale dhe sovranitetin shtetëror, është antiligjore dhe ato nuk kanë karakter të bisedimeve, por të nënshtrimit dhe të zhdukjes së Republikës.

“Shteti i lirë dhe sovran i Kosovës duhet të ndërtojë raporte ndërshtetërore mbi bazën e parimeve të njohura ndërkombëtare, duke respektuar njëri-tjetrin. Në këtë anë kemi kundërthënie të ashpra, të cilat vijnë kryesisht nga bisedimet e panjohura midis z. Thaçi dhe kriminelit Vuçiq. Tash po shihet se nuk dihet se cili është objekti i diskutimit…

Z. Thaçi është futur në rrugë pa rrugë dhe po përpiqet në emër të një patriotizmi inekzistent të tij të bëjë gjoja marrëveshjen me shtetin serb. Ky qëndrim ka detyruar subjektin e brendshëm, përkatësisht Qeverinë dhe Kuvendin të dalin me një Grup punues dhe një Platformë politikë për bisedimet me palën serbe. Natyra e Grupit punues jep dëshirë për të besuar, por me përbërjen e tillë dhe me faktin se presidenti nëpërmjet spiunëve të vet po ndikon në Grup, është vështirë për të besuar në suksese. Blerim Shala, Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj janë njerëz pa karizëm dhe pa taban të qartë nacional dhe shtetëror. Madje, Blerim Shala është person që është i implikuar drejtpërsëdrejti në politikën e Thaçit dhe të Vuçiqit për ndarjen e Kosovës”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Zeqa: Limaj, Ahmeti, Shala, përfaqësojnë interesat e Hashim Thaçit dhe jo vetëm

Analisti Florim Zeqa tha për gazetën se, edhe pse në Platformën për bisedime thuhet qartë se gjithçka do të jetë transparente për qytetarët, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj po shkelin çdo rregull dhe parim, duke zhvilluar takime sekrete në Bruksel.

“Udhëtimi i dy bashkëdrejtuesve të delegacionit është bërë tinëz, pa njoftim paraprak për publikun. Ndërkaq, në Platformën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në parimin 10, pikën 1, thuhet se përfaqësuesit e Ekipit negociator zotohen se do të sigurojnë informim të rregullt publik. Udhëtimi fshehtas i treshes Limaj- Ahmeti-Shala, tregon qartë se këta nuk kanë shkuar të përfaqësojnë interesat e popullit të Kosovës në Bruksel, por të Hashim Thaçit dhe jo vetëm. Marioneta e vjetër, Blerim Shala s’është gjë më shumë dhe as më pak se “pion” i Hashim Thaçit, i njohur dhe i përshtatshëm për palën serbe dhe Brukselin zyrtar. Megjithatë, procesin e dialogut po e devalvon akoma më shumë përfshirja e Shpend Ahmetit, i cili pas dështimit në menaxhimit dhe qeverisjen në Komunën e Prishtinës po i jep një vulë dështimi edhe dialogut në Bruksel, ku përveç argatit që bën për Thaçin, ai asgjë tjetër nuk ka kompetencë të bëjë, për shkak se është vetëm shërbëtor në fazën finale të dialogut me shumë të panjohura dhe paqartësi për qytetarët e Kosovës”, tha analisti Zeqa.

Badallaj: Shkuarja tinëzare në Bruksel është e stilit tipik të hajnave

Analisti politik Reshat Badallaj konsideron se përgjegjës për këtë ekskursion tinëzar të Shpend Ahmetit me të tjerët në Bruksel janë ata që u kanë dhënë besim këtyre për ta përfaqësuar Kosovën në një agjendë kaq serioze me karakter edhe ndërkombëtar.

“Së pari, duhet kritikuar dhe dënuar ata që zgjodhën këtë bandë hajnash dhe turistësh që harxhojnë paratë e taksapaguesve dhe i bëjnë rrush e kumbulla pa gjynah. Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është asgjë tjetër, veçse kur një grup vagabondësh u ka rënë hise që të flasin për Kosovën. Këta janë dredharakë dhe shkuarja e tyre tinëzare në Bruksel plotësisht është me hile dhe e stilit tipik të hajnave, por nuk është për të habitur se këtë marifet e kanë në gjak dhe zanat, këtë e them pa me të voglin dyshim”, theksoi Badallaj.
Qytetarët i shtojnë dyshimet te negociatorët

Të anketuar nga gazeta, qytetarë rasti, lidhur me udhëtimin e fshehtë në Bruksel të Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt, e shohin me shqetësim dhe dyshim atë se çfarë bisedimesh sekrete kanë mundur të fillojnë dhe janë duke u zhvilluar në Bruksel. Për më tepër, edhe qytetarët mendojnë se këto lëvizje të fshehta po e dëshmojnë qartë se Limaj e Ahmeti nuk janë hiq më shumë se vegla që përdoren nga Hashim Thaçi. Kështu mendon qytetari dhe veprimtari Selatin Fazliu.

“Nuk ka asnjë dyshim që diçka në këto bisedime është top-sekret që po mbahet larg informimit të opinionit. Përndryshe, nuk ka pasur asnjë arsye të vetme që Shpend Ahmeti, dhe bashkëkryesuesi tjetër Fatmir Limaj, që nuk e ka as një autobus me votues mbrapa vete, të marrin guximin dhe të udhëtojnë fshehtas në Bruksel. Ata e kanë marrë këtë rrugë, sepse kështu e kanë pasur urdhrin e shefit të tyre Hashim Thaçit, i cili me siguri i ka porositur që të shkojnë atje dhe të mos e bëjnë agjendën publike për opinionin, sado që ata janë munduar ta arsyetojnë këtë, pasi janë zbuluar, duke deklaruar se kanë shkuar për ta dorëzuar Platformën e bisedimeve. Ky udhëtim i tyre i papritur flet mjaftueshëm se ata nuk janë gjë tjetër veçse vegla që përdoren nga Hashim Thaçi, janë postierë për të bartur porositë e mbyllura andej dhe këndej për bisedimet Thaçi Vuçiq dhe kështu pa kursim po shkelin mbi Platformën për bisedime”, theksoi Fazliu për “Kosova Sot”.

Edhe qytetari tjetër Ismail Hamiti tha për “Kosovë Sot” që kjo shkelje e parë e Platformës për bisedime, e cila sado e kontestuar nga shumica parlamentare garanton kinse një transparence nuk do të duhej përsëritur në raste të tjera. “Transparenca duhet të jetë e pranishme në çdo lami dhe fushë veprimi të jetës politike e institucionale, por kur jemi këtu, tek ky proces i dialogu, këtu parimi i transparencës është ABC-ja e procesit dhe duhet të respektohet 100% me patjetër. Shkuarja në Bruksel pa një informim paraprak për opinionin, për agjendën dhe qëllimin e udhëtimit nuk është dashur të ndodhë”, u shpreh ai. Sipas Hamitit, tash për tash ka

Tali: Shpendi e paska marrë grujën në Bruksel!

Driton Tali, ish-deputet i Kuvendit Kosovës, në faqen e tij në ‘Facebook’, ka publikuar një foto dhe ka shkruar se Shpend Ahmeti gjatë vizitës së pardjeshme në Bruksel me vete e kishte marrë edhe gruan e tij. “Shpendi e paska marrë grujën në Bruksel. A punë e madhe! Pse shkon njeri në Bruksel me paret e shtetit?! Normal që e merr edhe grujën! Qysh shkohet pa gru atje?! Çudi qysh si paska marrë edhe fëmijtë! Edhe këto portalet janë bo mos vet. Keshe po shkrujnë diçka. Apo bre karanfila?”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot)