Eko Higjiena

S’ka dialog, vetëm monolog

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë nuk e ka kusht vetëm heqjen e taksës 100 për qind për ta vazhduar dialogun në Bruksel, ndonëse me homologët kosovarë për këtë shkak nuk janë takuar për më shumë se katër muaj. Atij tashmë i ka dalë pengesë platforma e Kosovës për bisedime. Në anën tjetër, negociatorët në Prishtinë thonë se me deklaratat e fundit Vuçiqi po dëshmon se nuk e mbështet dialogun dhe atë po e përdor për qëllimet e tij politike, shkruan gazeta “Zëri”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka kusht për vazhdimin e dialogut vetëm heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake, por tashmë atij nuk po i pëlqen as platforma e ekipit negociator, e miratuar javë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Vuçiq ditë më parë ka hedhur akuza të rënda ndaj palës kosovare, duke thënë se kushtet të cilat parashihen në platformë janë të paarsyeshme, prandaj Serbia është mirë të mos harxhojë kohë dhe para në këtë proces.

United Hospital

Për shkak të taksës ndaj mallrave serbe delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë nuk janë takuar në Bruksel për më shumë se katër muaj. Megjithatë, edhe nëse hiqet taksa nuk ka garanci se dialogu do të vazhdojë, pasi zyrtarët e lartë serbë kanë një kusht të ri – platformën kosovare për bisedime.

Në anën tjetër anëtari i delegacionit shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë, Enver Hoxhaj, ka deklaruar për “Zërin” se presidenti Aleksandar Vuçiq nuk e mbështet dialogun dhe atë po e përdor për qëllime të tij. “Mënyra se si Vuçiq po sillet në raport me dialogun dhe me platformën tregon se ai në fakt nuk është në mbështetje të dialogut, nuk është person që dëshiron të ecë ky proces, por synon ta përdorë dialogun për qëllime të tij”, ka thënë Hoxhaj për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.