HW

Maliqi: LVV fitoi ku punësoi dhe rreth brezit kufitar me Serbinë, figura e Kurtit s’po përkthehet në sukses lokal

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Publicisti Agon Maliqi ka theksuar një fakt interesant pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke iu referuar fitores së Përparim Ramës në kryeqytet.

Maliqi tha se dallimi i vogël në përqindje që ia dha fitoren kandidatit të LDK-së u përcaktua nga arroganca e nivelit qendror.

“Prishtina mbetet qytet historikisht opozitar, me atë përqindje të vogël dallimi të përcaktuar më shumë nga kundërshtia ndaj arrogancës së nivelit qëndror sesa nga kënaqësia me nivelin lokal. Prishtina si “melting pot” është edhe tregues i pulsit nacional: 52-48 është pikërisht edhe balanci në Kuvend të Kosovës në mes të ish-opozitës dhe VV”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Maliqi tha se LVV-ja fitoi aty ku punësoi, por figura e Albin Kurtit, kryetarit të kësaj partie, nuk po përkthehet në sukses lokal, sipas tij.

ARKATANA

“VV fitoi aty ku ka arritur t’i kontrollojë ndërmarrjet e mëdha publike dhe punësimet (Obiliq, Fushë Kosovë); ku Kurti e ka derdhur gjithë kapitalin dhe narracionin personal politik (Mitrovicë); dhe në komunat që i ka pasur më herët dhe i ka favorizuar me financime. Por figura e Kurtit nuk po përkthehet në sukses lokal nëse nuk i shtohet ky element “patronazhist”. Përkundër rritjes së komunave të fituara, numri tyre (7) mbetet shumë më i vogël se i partive të ish-opozitës (22)”.

Ai tha se asnjë parti s’ka shtrirje të plotë nacionale, ndërsa shtoi se LVV po konsolidohet në brezin kufitar me Serbinë për shkak të populizmit nacionalist.

“Asnjëra parti nuk ka shtrirje të plotë nacionale dhe po thellohet një ndarje me dimension strukturor gjeografik lindje / perëndim në mes të VV dhe “ish-opozitës”. VV ka qenë dhe po konsolidohet me 55-60% si parti dominuese e brezit kufitar me Serbinë (Mitrovicë, Kamenicë, Gjilan, Podujevë), pra i komunave kushtimisht thënë “ekonomikisht humbëse” të 25 viteve të fundit, të cilat deindustrializimi dhe “kufiri i fortë” me Serbinë i ktheu në zorrë qorre ekonomike duke ua prishur rrugët shekullore tregtare, dhe duke i bërë edhe më të brishta ndaj popullizmit nacionalist dhe retorikës “qe 20 vjet””, tha ai.

“Ish-opozita mbetet dominuese me fitore 55-60% në Dukagjin apo brezin kufitar me Shqipërinë dhe Malin e Zi (Pejë, Prizren, Gjakovë) dhe me Maqedoninë (Ferizaj) – qytete këto kushtimisht thënë “ekonomikisht fituese” të 25 viteve të fundit dhe të cilave iu hapën kufijtë dhe rrugët tregtare. Dominon edhe në komunat e vogla dhe më të varfëra që kanë qenë vatra të luftës, dhe ku krahasimi mes para luftës dhe pas luftës është si nata me ditë”, shtoi Maliqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.