Uji Dea

Skizz rikthehet me këngën “Vallah”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Reperi Gjilanas “Skizz”, pas një kohe të gjatë i rikthehet “dashurisë” së vjetër këngës në mënyrë triumfale.

Skizz kësaj radhe për dashamirët e Rap, ka përgatitur këngën e cila titullohet “Vallah”

Reperi Gjilanas këngën “Vallah”, e ka realizuar vetë duke përgatitur surprizë për fansat e tij.

Këngëtari Skizz në albumin e tij i ka 7 këngë, të cilat ishin të mirëpritura nga dëgjuesit.

Mobi Casa

Reperi Skizz ka bërë të ditur se për fansat e tij do të ketë befasira gjatë këtij viti.
“Ju bëj me dije se gjatë këtij viti do të sjell shumë risi për dashamirët e muzikës, në agjendën time kam disa projekte të këngëve dhe me të drejt ky vit do të jetë një vit i mbarë për mua, po i rikthehem muzikës Rap pas një kohe dhe shpresoj se dashamirët e muzikës Rap këngët e mia do ti presin ashtu si këngët e mëhershme”.

Reperi Gjilanas është mjaft i lumtur me këngën e fundit “Vallah”, duke pritur se kjo këngë do të jetë një hit për një kohë të gjatë.


/rajonipress/