34-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan
Gjilan – Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në shtëpinë e tij në Gjilan, ka konfirmuar Policia Rajonale.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ekipi mjekësor emergjent dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetuesit rajonalë, në koordinim me Prokurorinë, kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes./rajonipress/

