Ajeti shënon në barazimin e Baselit, kishte minuta edhe për Zhegrovën e Sadikun
Baseli ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Lugano, duke barazuar 1-1. Golin për mysafirët e shënoi sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, pas vetëm tetë minutave lojë.
Vendasit barazuan gjithçka në minutën e 44’ përmes Jonathan Sabbatini që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Këtë ndeshje, nga fillimi e nisi edhe Taulant Xhaka, kurse pati minuta edhe për Edon Zhegrovën.
Ai zbriti në fushë në minutën e 66’, por nuk arriti të ndihmojë Baselin, që në fund mori vetëm një pikë.
Për Luganon, nuk startoi sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku,
Ai u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 74′ në vend të Balint Vecsei. /Gazeta Express/


