FIDANISHTJA

Dua Lipa akuzon femrat e famshme për hipokrizi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ylli i hitit “New Rules” ka shfrytëzuar fjalimet në ceremonitë e çmimeve për të ngritur zërin rreth të drejtave të femrave dhe këngën e saj të fundit “Swan Song” e ka cilësuar një himn fuqizues, shkruan gazeta “Zëri”.

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa ka akuzuar koleget e saj të famshme se në publik mbështesin feminizmin, por pastaj dërgojnë komente private negative në rrjetet sociale. Ylli i hitit “New Rules” ka shfrytëzuar fjalimet në ceremonitë e çmimeve për të ngritur zërin rreth të drejtave të femrave dhe këngën e saj të fundit “Swan Song” e ka cilësuar një himn fuqizues.

Mirëpo ajo thotë se shumë femra tjera të famshme në publik flasin rreth mbështetjes së njëra-tjetrës, por sillen ndryshe prapa skenës.

Mobi Casa

LEXO EDHE: Dua Lipa rrëmben dy çmime në ‘Global Awards’

“Jashtë në publik ne jemi shumë pro femrave, duke mbështetur njëra-tjetrën, duke u kujdesur për njëra-tjetrën. Por pastaj kur je në rrjetet sociale e gjithë kjo mbështetje zhduket dhe japin komente shumë negative. Kjo është shumë hipokrite”, ka deklaruar Dua. Kur është pyetur për komentet negative me të cilat është përballur në rrjetet sociale, ajo është përgjigjur: “Vijnë e shkojnë”.

Përveç kësaj, këngëtarja 23 vjeçe është ankuar se femrat në industrinë muzikore nuk merren seriozisht, pasi ka një supozim se ato nuk e krijojnë vetë muzikën e tyre. Por ajo këshillon ato që duan të merren me muzikë që mos ta çajnë kokën shumë për kritikat e të tjerëve, por vetëm të përqendrohen në punën e tyre./ZERI