UBT

Veseli: I tronditur nga aksidenti në Gjilan, kërkoj nga organet përgjegjëse zbardhjen e rastit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë në Gjilan.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se është i tronditur nga ky aksident, duke i ngushëlluar familjen e viktimës.

Mobi Casa

“I tronditur nga aksidenti i rëndë në Gjilan, në të cilin një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan. Ngushëllime familjes së viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Kërkoj nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e rastit dhe të punojnë më shumë në parandalimin e aksidenteve”, ka shkruar ai./Telegrafi/