FIDANISHTJA

Arrestohet vozitësi i kamionit dhe shoqëruesi i tij

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sipas policisë rreth orës 14:05 ka ndodhur një aksident trafiku në qendër te qytetit të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë së Kosovës dhe sipas hetimeve të para dyshohet se një kamion transportues dyshohet për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbë kontrollin mbi mjetin transportues duke goditur disa vetura.

Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes ka mbi dhjet persona të lënduar të cilët janë bart urgjent në qendrën emergjente këtu në Gjilan. Edhe për kundër përpjekjeve të mjekëve një person ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të marra në aksident.

Uji Dea

Policia e Kosovës e ka ndalë vozitësin e mjetit dhe bashkudhëtarin e tije që të dy shqiptar shtetas të Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, njësitet e Zjarrfikësve, Prokurori i shtetit dhe shërbimet e Komunës thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/