Një kapiten si Valon Behrami, futbollisti kosovar zbulon domethënien e tatuazhit të tij kushtuar Kosovës
Udinese do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Serie A kundër kampionit italian, Juventus.
Kapiteni i Udineses, Valon Behrami ishte mysafiri i “Udinese TV” për ta shpalosur shumë gjëra, ku gjithashtu foli edhe për vendlindjen e tij, Kosovën.
Në mes të tjerash, futbollisti nga Kosova ka zbuluar edhe gjendjen e tij shëndetësore, pas një lëndimi të pësuar së fundmi, shkruan Zëri.
“Kam pasur një lëndim të keq gjatë stërvitjeve që më mbajti gjatë jashtë fushave, unë shpresoj që brenda dhjetë ditësh të rikthehem në skuadër”, tha fillimisht Valon Behrami.
“Kjo është një gjë e keqe pasi që unë dua ta ndihmoj skuadrën në këtë moment të vështirë”, vazhdoi Behrami.
Sa i përket fitores ndaj Bolognas, Behrami tha:
“Ishte një ndeshje ku ne filluam me pak nervozizëm, por më pas gjetëm sigurinë dhe kundërshtari ishte paksa i frikësuar”.
“Nuk kemi festuar kurrë kaq shumë këtë vit dhe këto janë emocionet që vetëm futbolli t’i dhuron”, vlerësoi Valon Behrami.
Ish-futbollisti i West Hamit ka folur edhe për mundësinë që të pensionohet tek Udinese.
“Ende nuk e di, kontrata më skadon së shpejti, le ta shohim se çfarë do të ndodhë”, vazhdoi Behrami.
Gjithashtu, Behrami ka folur edhe për tatuazhet e tij për Kosovën.
“Njëra në kofshë është vendi ku filloi lufta në Kosovë. Kjo është ajo që më përfaqëson mua. U larguam nga Kosova kur isha vetëm 5-vjeçar, por prindërit e mi vuajtën më së shumti, por kjo përvojë më dha mua mentalitet”, u shpreh futbollisti kosovar./Zëri/


