UBT

Ambasadori amerikan e thotë në Beograd: Njohja duhet të jetë në zemër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori Amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se Amerika nuk ndonjë vijë të kuqe kur është fjala rreth arritjes së një marrëveshje të mundshme, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se çdo zgjidhje e pranuar nga të dyja palët do të mbështetet, e cila mund të zbatohet dhe të jetë e përhershme.

Ndërsa duke folur për rolin e ardhshëm të Philip Reeker, njeriu i sapoemëruar amerikan për Ballkanin, Scott ka thënë se “ai nuk ka ndonjë plan në xhepin e tij”, siç ishte spekuluar në javët e fundit.

“Mund të them atë çfarë e ka thënë presidenti amerikan, se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen për një marrëveshje për normalizimin dhe që në zemër të kësaj marrëveshjeje duhet të jetë një marrëveshje për njohje reciproke. Por marrëveshja për normalizimin duhet të përfshijë shumë gjëra të tjera: marrëveshjen e marrëdhënieve ekonomike, zgjidhjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe (SPC), çështjen e personave të zhdukur, krimet e luftës … Ka shumë elemente që duhet të përfshihen në marrëveshje, por ne besojmë se njohja e ndërsjellë duhet të qëndrojë në zemër të marrëveshjes së normalizimit”, ka thënë ndër tjerash Scott.

UBT

Ai ka folur edhe rreth vendosjes së taksës nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Çelësi për Beogradin dhe Prishtinën është kthimi në tryezën e negociatave. Kjo duhet të jetë prioritet i të gjithëve. Disa njerëz luajnë lojëra, kanë taktika, tërheqin disa lëvizje, por qëllimi për Kosovën është të arrijë një marrëveshje dhe e vetmja mënyrë është që të kthehen në tryezën e negociatave. Meqenëse këto tarifa të vëna nga Prishtina kanë penguar vazhdimin e procesit të negociatave, mendojmë se ato duhet të shfuqizohen menjëherë. Ne kërkojmë nga Kosova që të pezullojë ato për një periudhë që lejon vazhdimin e negociatave. Unë shpresoj se ata do të na dëgjojnë”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.