UBT

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një intervistë në EURO n’T7 ka folur edhe për importin e madh të energjisë elektrike, rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

Sipas saj, në opinion po thuhen shumë të pavërteta dhe ajo vetë nuk është interesuar shumë për rastin e Martin Berishajt, sepse është në procedurë hetimore dhe ka ndodhur në vitin 2021, ende pa e marrë ajo postin e ministres.

“Unë nuk i di shumë detajet dhe arsyeja kryesore është se nuk jam interesuar shumë, është se rasti që po hetohet ka të bëjë me periudhën para qeverisjes tonë”, ka thënë Rizvanolli.

FIDANISHTJA

Në anën tjetër, ministrja Rizvanolli iu përgjigj edhe akuzave të partive opozitare se qeveria aktuale është e kapur nga “mafia energjetike”.

“Natyrisht që kjo është e pavërtetë dhe ata që flasin duhet të prezantojnë së paku një gjysmë fakti për këtë që po e thonë. Nuk mund të dalësh dhe të shpifësh një gjë për dikë e aq më tepër për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Çka është kjo punë kështu? Nëse flasim për importin, sepse janë disa individë të LDK-së që po flasin për këtë punë, në vitin 2017, në kohën e qeverisjes Mustafa, ka qenë koha rekord e importit të energjisë elektrike. 22% e konsumit të përgjithshëm ka qenë import i energjisë elektrike dhe shifra të tilla rrallë që përsëriten më. Atëherë konsumi ka qenë shumë më i ulët, ndërsa sot shtohen mbi 20 mijë njësorë të rinj në vit të energjisë elektrike”, ka shtuar Rizvanolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.