Hidromorava

Rexhep Qosja: Tuzi i dha mësim Kosovës e Shqipërisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Akademik Rexhep Qosja, duke komentuar zgjedhjet në Tuz, është shprehur se ky vend duhet të jetë një mësim për politikanët në Shqipëri dhe Kosovë, raporton Express.
“Malësia e Madhe kurrë s’ka qenë e madhe me sipërfaqe, por Malësia e Madhe, gjithmonë ka qenë, është e do të jetë e Madhe me etikën e saj, me atdhetarizmin e saj, me mendjen e saj, me nderin e saj, me burrërinë e saj e me shumë vlera të tjera që e kanë bërë të lavdishme në historinë e popullit shqiptar, që e kanë bërë të lavdishme në sytë e gjithe atyre të huajve që gjatë historisë vizituan Malësinë e Madhe”, shkroi ai përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Qoses fitorja e kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe deputetëve komunalë në Tuz është fitorja e gjithë shqiptarëve të Malit të Zi./Express

FIDANISHTJA

Statusi i plotë:

Shqiptarëve të Komunës së Tuzit, shqiptarëve të Hotit e Grudës, shqiptarëve të Malësisë së Madhe, shqiptarëve të Malit të Zi, gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata ua uroj Fitoren e Madhe: fitoren e shqiptarëve në Komunën e Tuzit në zgjedhjet komunale.
Malësia e Madhe kurrë s’ka qenë e madhe me sipërfaqe, por Malësia e Madhe, gjithmonë ka qenë, është e do të jetë e Madhe me etikën e saj, me atdhetarizmin e saj, me mendjen e saj, me nderin e saj, me burrërinë e saj e me shumë vlera të tjera që e kanë bërë të lavdishme në historinë e popullit shqiptar, që e kanë bërë të lavdishme në sytë e gjithe atyre të huajve që gjatë historisë vizituan Malësinë e Madhe.
Malësia e Madhe u tregua e madhe me virtytet dhe vlerat e saj edhe kësaj here: u tregua e madhe me bashkimin e forcave politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Bashkimi e siguroi fitoren. Por me këtë Bashkim ajo u dha mësim edhe qytetarëve shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë. I ftoj pushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çka duhet mësuar, prej shqiptarëve të Komunës së Tuzit, prej shqiptarëve të Malësisë së Madhe.
Kryetarit të komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj dhe deputetëve komunalë u uroj punë të mbarë në veprimtarinë e tyre politike për të mirën e gjithë qytetarëve të Tuzit, gjithë shqiptarëve të Malit të Zi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.