United Hospital

Trump uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë: Mbështesim fuqishëm sovranitetin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
HW

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën drejtuar Osmanit, Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për shtetin e Kosovës.“Rikonfirmojmë mbështetjen tonë të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në mesazhin e Presidentit Trump.

Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët.

Eco Higjiena

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për avancimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë”, theksohet më tej në letër.

Presidenti amerikan ka falënderuar Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për mbështetjen e përpjekjeve amerikane për paqe, duke mirëpritur gjithashtu Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes.“E mirëpresim Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”, thuhet në mesazh.

Trump ka shprehur besimin se bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve do të forcohet edhe më tej në vitet në vijim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.