Tahir Batatina: Gjilani e Llapi klube me traditë, kërkojmë rezultat pozitiv
Ndeshja në mes Gjilanit e Llapit ka zgjuar kureshtjen e dashamirëve të futbollit.Gjilani zhvillon ndeshjen e javës së 21 pas një pikë të importuar nga Liria ndërsa Llapi pas fitores ndaj rivalit Prishtinës.
Pikët nga kjo ndeshje për dy skuadrat janë më së të nevojshme për Gjilanin ti ikë zonës së barazhit ndërsa Llapjanët kërkojnë tri pikë për të mbet konkurrent për pozitën e parë së bashku me Feronikelin e Prishtinën.
Drejtori i skuadrës nga Llapit Tahir Batatina ka theksuar se do të ndeshen dy skuadra që respektojnë njëra tjetrën njëra tjetrën dhe luajnë futboll të bukur por kërkon nga kjo ndeshje të kthehet në Podujevë me tri pikë.
“Nuk ka dyshim se nga kjo përballje presim një ndeshje të bukur duke ditur që dy skuadrat janë klube me traditë dhe gjithmonë kemi çfaqur lojëra të mira kudo që jemi përballur. Gjilani ka organizimin e mirë brenda klubit me një kryesi stabile dhe serioze ku gjithmonë i kemi respektua dhe na kanë respektu. Pres një lojë të mirë dhe të bukur ne do të mundohemi të japim më të mirën në fushë për të arrit rezultat pozitiv që të jemi në hap për titull me Feronikelin e Prishtinën”
Drejtori Batatina edhe njëherë ka theksuar se skuadra e Llapit do të dëshmon se jemi klub i Fair-Playt “Llapi gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet për lojëra korrekte dhe asnjëherë nuk do të bien pre e disa njerëzve që nuk e duan futbollin dhe të cilët po kërkojnë mundin dhe sakrificën tonë të na zbehin në forma të ndryshme ne do të dëshmojmë dhe do t`i demantojmë të gjithë me lojëra korrekte, ne jemi për futbollin”./sylejman ismajli/rajonipress/


