Drita importon tri pikë nga Suhareka
Futbollistët e Ballkanit nga Suhareka dhe Drita kanë hapur javën e 21 në Superligën e Kosovës në futboll.
Futbollistët e Dritës edhe njëherë treguan se rezultatet e dobëta janë të kaluarës ata pas një loje të mirë arritën të mposhtin Ballkanin me rezultat 1-2.
Në minutën e 6 Kyrian Nwabueze nga një pozitë ideale gjuan por golin ja mohon portieri Armend Ruxhi.
Nwbueze edhe në minutën e 10 gjuan furishëm por edhe kësaj radhe Ruzhi i tregohet i vëmendshëm.
Vendasit në aksionin e parë arrin të shënojnë në minutën e 13 Jetmir Topalli nga afërsia me kok sjellë “portokallinjët” e Ballkanit në epërsi me 1-0 .
Futbollistët e Dritës kanë mundur të barazojnë në minutën e 43 por Përparim Osmani i cili zëvendësoi Livorekën në fillim të takimit pas një lëndimi godet shtyllën.
Në minutën e 57 Haxhineziri shënon gol interesant ai harkoi por topi merr kahje tjetër godet shtyllën e topi përplaset në rrjetën e Ruxhit 1-1.
Në minutën e 70 Xhevdet Shabani shërben bukur Nwabuezen i cili nuk e pat vështirë ta plason topin në rrjetën e portierit Armend Ruxhit. Me këtë fitore futbollistët e Dritës përforcojnë edhe më shumë pozitën e 4.
Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu pas ndeshjes deklaroi: “Jam i lumtur për këtë fitore kemi mundur të fitojmë me rezultat më bindës por me rëndësi janë pikët.
Në javën e 22 Drita është nikoqire e Ferizaji./rajonipress/


