KKVITI

Në Bresalc arrestime për posedim të substancave narkotike, në Gjilan predha depërton brenda shtëpisë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në fshatin Bresalc, të Gjilanit është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancave narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 0. 3 gram.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

FIDANISHTJA

Kurse në Gjilan viktima femër shqiptare ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpi, një predhë e fishekut të armës së zjarrit e ka goditur dritaren e dhomës, ku predha ka mbetur brenda roletave të dritares. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku si dëshmi kanë marrë predhën e fishekut dhe nuk raportohet për të lënduar njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/