Mobi Casa

Komandanti amerikan i Kampit “Bondsteel”: Asgjë nuk ka ndryshuar në misionin tonë ushtarak në Kosovë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Komandanti i bazës ushtarake amerikane në Kampin “Bondsteel” në Kosovë, koloneli Roy Macaraeg, ka komentuar raportimet e mediave se SHBA mund të tërheq ushtarët e saj nga Kosova si pasojë e mos bindjes së Qeverisë së Kosovës, ndaj kërkesës së SHBA-së për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Komandanti i “Bondsteel-it”, koloneli Macaraeg, ka thënë për agjencinë serbe “Tanjug” aktualisht asgjë nuk ka ndryshuar në misionin e tyre në Kosovë dhe se “vendimet të tilla merren në nivelin politik.”

“Ambasada amerikane në Prishtinë e ka prezantuar shumë qartë qëndrimin tonë kombëtar. Ne, si KFOR, mbetemi të angazhuar në misionin tonë të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Macaraeg, përcjell Telegrafi.

Komandanti i Brigadës shumëkombëshe të KFOR-it në Sektorin Luftarak të Lindjes komentoi edhe zërat se Kampi “Bondsteel” mund të mbyllet në mënyrë që në vend të tij të ndërtohet një bazë e re në veri të Kosovës.

“Ekziston tashmë një bazë e KFOR-it në veri të Kosovës, Kampi “Notting Hill”, dhe nuk ka asnjë plan për të ndërtuar një bazë të re”, tha Macaraeg.

Hidromorava

Ambasada Amerikane, përmes një njoftimi për media të premten ka konfirmuar se përkrahë qëndrimin e KFOR-it dhe trupave amerikanë në Kampin e “Bondsteel-it”.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhej në deklaratën e ambasadës amerikane.

Ndryshe, në media është raportuar se në rast se autoritetet kosovare nuk ndryshojnë kursin aktual, posaçërisht sa i përket taksës, mund të ketë pasoja serioze që do të rezultonin edhe me tërheqjen e kampit amerikan në Kosovë “Bondsteel”.

Të njëjtit janë shprehur se SHBA-të janë partneri kryesor i Kosovës, dhe se Kampi “Bondsteel” do të mbetet në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.