Skandali në Zvicër, komenton edhe Arijanet Muriqi
“Oh, tani po e kuptoj se përse unë nuk kam luajtur kurrë atje”, ka thënë portieri i Kosovës.
E Diel, 3 Mars 2019 – 10:00 albinfo.chFoto: Twitter
Një skandal ka shpërthyer në futbollin zviceran. Në skuadrën e Grashoppersit, pesë trajnerë të grupmoshave të reja janë shkarkuar për shkak të dyshimit se kanë marra para nga prindërit që t’i aktivizojnë fëmijët e tyre.
Madje, sipas mediave zvicerane, prindërit kanë paguar deri në 30 mijë franga, në mënyrë që fëmijët e tyre të kenë më shumë hapësirë, përcjell albinfo.ch.
Por, pjesë e skuadrës zvicerane në të kaluarën ishte edhe Arijanet Muriqi, tani pjesë e kampionëve të Anglisë, Manchester City dhe Kosovës.
“Oh, tani po e kuptoj se përse unë nuk kam luajtur kurrë atje”, ka thënë portieri i Kosovës, duke ironizuar për skandalin që ka tronditur Zvicrën, shkruan ‘Blick’.
Prindërit e tij nuk kanë dashur që të japin para në mënyrë që djali i tyre të luajë.
Por, tani Muriqi është portieri i dytë në Manchester City, derisa ka fituar edhe Kupën e Ligës, trofeu i parë për të në futbollin e seniorëve.
https://www.albinfo.ch/skandali-ne-zvicer-komenton-edhe-arijanet-muriqi/


