Drita e shijon fitoren në minutat shtesë
Gjilan – Në javën e 20 të Superligës së Kosovës në futboll në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita ka arrit fitore të rëndësishme duke arkëtuar tri pikë të reja.
Futbollistët e Dritës u deshtë të djersiten shumë për të arritur rezultat i cili u solli tri pikë mjaft të vlefshme duke i ikur zonës së barazhit.
Mysafirët ishin të parët që rrezikuan me kapiteninTaulant Dajaku i gjuan furishëm por portieri nga Bullgaria Mario Kirev ishte në vend.
Në pjesën e parë Endrit Krasniqi gjuan fuqishëm, por portieri nga Drenica, Arion Ymeri mbron.
Kur mbi 500 shikues ishin pajtuar se ky ballafaqim do të mbaroj me rezultat të barabartë në s`kenë del Kyrian Nëabueze në minutën e 91 i cili e mposht portierin mysafir Ymerin.
Në minutën e 95 edhe njeher Nwabueze gjuan duke goditur traversën e më pastaj mbrojtësi. Azem Bejta luan me dorë dhe me të drejt arbitri Gramos Shala tregon pikën e bardhë të cilën e konkretizon me gol Xhevdet Shabani duke vërtetuar fituesin e këtij takimi.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës Ardian Nuhiu deklaroi:”Ëhtë fitore e ëmbël dhe plotësisht e merituar dominuam gjatë tërë ndeshjes dhe këto tri pikë kanë peshën e tyre të madhe”.
Në javën e 21 futbollistët e Dritës në mesë javë ballafaqohen në Suharekë me Ballkanin. /rajonipress/


