GLV “Kalaja” në Novobërdë ndihmon 12 fermerë me makina bujqësore
Gjilan – Këtë herë kjo organizatë në bashkëpunim me organizatën për iniciativa për qëndrueshmëri ekonomike rurale RESI, CARE Internacional, bëjnë shpërndarjen e gjithsej 24 makinave bujqësore për gjithsejtë 12 fermer të komunës së Novobërdës thotë Sami Vllasaliu.
Fermerët përfitues të këtij projekti do të kenë më të lehtë tash e tutje të bëjnë menaxhimin e plantacioneve të tyre.
Sami Vllasaliu kryetar i GLV “Kalaja” tha se në kuadër të këtij projekti ka fermerë që merren me kultivimin e pemëve dhe perimeve të cilët janë ndarë shumë të kënaqur me ndihmën e ofruar nga GLV “Kalaja” dhe projekti iniciativa për qëndrueshmëri
ekonomike rurale RESI.
Sipas tij projekte të ngjashme do të vazhdojnë edhe më tej të realizohen nga grupi lokal i veprimit “Kalaja” në Novobërdë./rajonipress/


