ARKATANA

Nisma e Thaçit për t’u bërë kumbarë i koalicionit LDK – PDK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët politikë vlerësojnë se takimi i së mërkurës mes kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi është një nismë e këtij të fundit për t’u bërë kumbarë i një koalicioni të ri PDK – LDK, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Deri para pak ditësh Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkonte zgjedhje të parakohshme, ndërkaq tash zyrtarë të këtij subjekti politik po konsiderojnë se zgjidhja që vendi të dalë nga situata aktuale është krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse. Kjo, siç kanë bërë të ditur zyrtarë të LDK-së për gazetën “Zëri”, është oferta e vetme që LDK-ja ka bërë deri më tash.

FIDANISHTJA

Në anën tjetër, para dy ditësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa, zhvilloi një takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Pas këtij takimi Mustafa deklaroi se ka shprehur brengosjen e tij për situatën në të cilën koalicioni qeverisës e ka sjellë vendin.

Ndaj i pari i LDK-së ka deklaruar se në takim ka shprehur qëndrimet e LDK-së për dialogun dhe për nevojën që para dialogut të shkohet në zgjedhje. Mirëpo zyrtarë të koalicionit qeverisës kanë vënë dyshime mbi takimin në fjalë. Sipas tyre në ditët në vijim mbetet të shihet se çka Thaçi i ka ofruar Mustafës. Ndërkaq njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se kreu i shtetit mund të bëhet kumbarë i një koalicioni të mundshëm mes LDK-së e PDK-së, ashtu siç thonë ata, qe bërë kumbarë i koalicionit PAN.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.