Eko Higjiena

Abdixhiku i drejtohet Kurtit: Figurë tragjiko-komike si Don Kishoti, jeton në një botë që e ki krijuar vetë- Sheh veç kundërshtarë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në kuvend gjatë fjalës së tij, e ka krahasuar liderin e VV’së Albin Kurtin, me Don Kishotin, duke thënë se si ky i fundit, edhe Kurti ‘’zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë’’.

Ai ka thënë edhe se Kurti, në këtë botë, ‘’sheh dhe krijon veç kundërshtarë’’, përcjell Gazeta Express.

FIDANISHTJA

‘‘Sot dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje të thjeshtë por ironkisht dhe fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin politik tonin, atë të Don Kishotit, si metaforë politike, sepse për fat të keq shteti ynë, ka një kohë që po udhëhiqet jo nga arsyeja, por nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri politik në vend, Albin Kurti. Për ju të pushteti që bërtisni teksa sa flasim ne këtu, që leximin se keni pasur as dëshirë as qellim, Don Kishoti është një nga personazhet më të famshme të letërsisë botërore, figurë komplekse, tragjike, idealiste, dhe shpeshherë dhe thellësisht komike. Pra një figurë tragjiko-komike. Sikurse Don Kishoti, edhe Albin Kurti, zgjohet çdo ditë, çdo mëngjes, në një botë që e ka krijuar vetë. Në atë botë Kurti i VV’së, sheh dhe krijon veç kundërshtarë”, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.