KKVITI

Haradinaj flet për takimin me amerikanët: Taksa ndaj Serbisë vazhdon të mbetet deri në njohje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje të takimit të mbrëmshëm me dy zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët ka diskutuar rreth taksës ndaj produkteve serbe dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë në Bruksel.

Haradinaj ka thënë se takimi i zhvilluar në zyrën e presidentit Thaçi të mërkurën mbrëma ka qenë shumë përmbajtjesor, duke e sqaruar karshi amerikanëve pozicionin për dialogun dhe taksën.

Kryeministri para gazetarëve ka thënë se është pro vazhdimit të dialogut, ndërkohë ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij të palëkundur për taksën.

“Dialogu duhet të vazhdojë, që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore në kufijtë ekzistues, por e cila nuk nënkupton një republikë të Millorad Dodikut në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Mobi Casa

Sa i përket taksës, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i tij mbetet i palëkundur, duke potencuar se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Kërkesa e SHBA-së për pezullim të taksës natyrisht se na e mbush mendjen, por janë dy aspekte. Njëra është që taksa shihet si pengës për t’u kthyer në dialog dhe tjetra është si ndihmesë për t’u arritur më shpejtë marrëveshja. Për aq kohë sa tarifa është në fuqi, koha i kushton më shumë Serbisë sesa Kosovës”, ka thënë kryeministri.

Haradinaj ka thënë se siç e ka sqaruar edhe dje pas takimit me amerikanët, taksa do të vazhdojë të mbetet në fuqi. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.