UBT

Mesiç: Serbia të njohë Kosovën, më pas të bisedojnë për korrigjim të kufirit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ka ftuar Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe më pas të ulet në tryezën e bisedimeve për temën e ndryshimit të kufijve.

“Unë nisem nga ajo se arkitektura e vendeve europiane, këtu përfshij edhe Kosovën, ka përfunduar. Pra, kur një ditë Beogradi dhe Prishtina të vendosin marrëdhënie normale, atëherë mund të flitet për ndonjë çështje alogjike në ndonjë pjese të kufirit. E dini, asnjë kufi nuk është deri në fund ‘letër e shenjtë’ që të mos ndryshojë diçka, por së pari duhet njohur shtetin me të cilin bisedohet”, ka thënë Mesiç.

FIDANISHTJA

Politikani që shërbeu si president i Kroacisë për 10 vite tha se Beogradi nuk duhet të bëjë sikur nuk i kupton faktet historike dhe se Prishtina e Beogradi duhet të vendosin marrëdhënie të ngushta.

“Beogradi bën sikur nuk i kupton faktet historike, Kosova përfundimisht është shtet dhe duhet vendosur sa më parë marrëdhënie sa më të ngushta. Në fakt Beogradi, nuk është e thënë ta njohë menjëherë Prishtinën, por duhet patjetër të lejojë që kufijtë të hapen, që njerëzit të komunikojnë që kapitali të gëzojë të drejtën e qarkullimit dhe shërbimet të gëzojnë të drejtën e kalimit”, deklaroi Mesiç.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.