Kontrabandonte korniza të metalta pa dokumentacion përcjellës, shoqërohet në polici
Kamenicë – Në fshatin Muqivërc të Kamenicës është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar disa korniza të metalta për të cilat nuk posedonte dokumentacion përcjellës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


