Ajeti gjen golin e parë në Zvicër
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ka shënuar golin e parë me Grasshopper në Zvicër.
Ajeti ka realizuar golin e barazimit për ekipin e tij në takimin kundër Thunit, përcjell albinto.ch.
Po zhvillohej minuta e 19-të e ndeshjes, kur Thun po kryesonte 1:0 me gol të shënuar në të 13-ten dhe mysafirët fitojnë një goditje këndi.
Topi shkon në zonë, aty ku lojtarët e Grasshopper gjuajnë drejt portës, por portieri vendas pret dhe rikthen topin në lojë, dhe afër vijës fatale ndodhet mbrojtësi i kombëtares shqiptare që godet topin dhe barazon rezultatin në 1:1.
Një ndeshje pozitive kjo për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, që pas një kohe të gjatë është rikthyer të luajë në nivele profesioniste.
Ky është goli i parë i Ajetit me fanellën e Grasshopper në Zvicër, ndërsa gjatë gjithë karrierës qendërmbrojtësi kuqezi ka shënuar dhe pesë gola të tjerë në të gjitha garat.
https://www.albinfo.ch/video-ajeti-gjen-golin-e-pare-ne-zvicer/


