Nuk kishte licencë për punë në barnatore, prangoset i dyshuari
Kamenicë – Në fshatin Rogaqicë, të Kamenicës njësitë policore në bashkëveprim me inspektorët farmaceutik kanë inspektuar barnatoren pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar i cili nuk posedonte licencë për punë.
Nga ana e inspektorëve farmaceutik janë konfiskuar 600 lloje barnash në vlerë rreth 6000-7000 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


