KKVITI

Milot Rashica, muskulaturën si të Xherdan Shaqirit e Roberto Carlosit!

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Milot Rashica e ka shfaqur muskulaturën e tij të këmbëve në foton e publikuar së fundmi në Instagram.

Milot Rashica është duke u bërë gati për ndeshjen e nesërme ndaj Stuttgarit, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar duket se iu ka dhënë fund dhimbjeve të shpinës dhe është 100 për qind i gatshëm për ta ndihmuar Werder Bremenin në Bundesligë.

Anësori vushtrrias e ka postuar një fotografi sot në Instastory ku shihet duke u stërvitur.

Mobi Casa

Por, ajo që bie në sy është muskulatura në kofshët e tij të këmbës.

Muskujt e tij mund të krahasohen lirisht me ata të Xherdan Shaqirit, apo edhe të ish-futbollistit brazilian, Roberto Carlos.

Werderi pret shumë nga Rashica këtë sezon, e po ashtu edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila do të luajë në kualifikimet e Evropianit 2020.

Rashica i ka realizuar 4 gola në vitin 2019 dhe po shfaq formë të jashtëzakonshme. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.