United Hospital

Ymeri: Ideja për qeveri gjithëpërfshirëse erdhi nga LDK-ja

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri ka thënë se PSD është kundër rrëzimit të Qeverisë Haradinaj për shkak të taksës, ndërsa sipas tij qeverinë gjithëpërfshirëse po e do LDK-ja.

Ymeri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ideja për një qeveri me bazë të gjerë është hedhur qysh moti nga LDK-ja.

“Ideja e një qeverie gjithëpërfshirëse, që do të duhej ta merrte përsipër dialogun me Serbinë dhe më pas ta dërgonte vendin në zgjedhje, është ide e kamotshme e LDK-së. Por deri më tani nuk kemi parë ndonjë shtjellim konkret nga ana e drejtuesve të LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Fundamenti

Nënkryetari i PSD-së ka thënë se ideja e ndryshimit të Qeverisë është e lidhur ngusht me taksën, pasi që ka qëndrime të kundërta nga subjektet politike.

“Ne përmes kryetarit Shpend Ahmeti kemi bërë të ditur se në asnjë mënyrë nuk pranojmë që Ramush Haradinaj të rrëzohet për shkak të taksës”, tha Ymeri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.