Uji Dea

57 bllokime, asnjë qeveri – zgjedhjet që “ngrinë” Kosovën

/ 2 minuta lexim
HW

Zgjedhjet e 9 shkurtit nisën si të zakonshme, por përfunduan si më të pazakonshmet e këtyre viteve. Rezultatet sollën fitues të qartë, por jo qeveri. Dhe 57 bllokimet rresht e kthyen Kosovën në një skenë politike të ngrirë.

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese me mbi 42 për qind të votave, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend.

Pas saj, PDK me rreth 22 për qind mori 24 ulëse, LDK me gati 18 për qind u rendit e treta me 20 deputetë, koalicioni AAK–Nisma fitoi 8 mandate, ndërsa Lista Serbe, si zakonisht, i mori 9 të garantuara

Fitues i madh, po, por shumicë për të qeverisur JO – dhe aty nisi gjithçka, për herë të parë pas shumë viteve, Kuvendi mbeti i ‘bllokuar’.

HW

Vetëvendosje insistoi që kryeparlamentare të jetë Albulena Haxhiu, por opozita e refuzoi këtë emër. Plot 57 herë. Jo një, jo pesë, por pesëdhjetë e shtatë raunde votimi – të gjitha të dështuara.

Në fakt, asnjëri nga kandidatët e VV-së, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci, Donika Gërvalla dhe Dimal Basha nuk arriti më shumë se 57 vota, ndonëse duheshin 61.

PDK, LDK, AAK–Nisma dhe Lista Serbe qëndruan bashkë në bllokadë.

Asnjë prej tyre s’pranoi Albulena Haxhiun si kryekuvendare, e cila ishte e propozuara e parë nga katër të tjerët. Kuvendi nuk u bë funksional dhe vendi hyri në krizën më të gjatë institucionale të viteve të fundit./klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.