Drita në spektaklin e Derbit mposht Gjilanin
Gjilan – Skuadra e Dritës në fillimin e Edicionit pranveror të javës 18-të ka mposhtur rivalin e saj të përbetuar Gjilanin me rezultat 3-1.
Dy skuadrat gjatë 90 minutave nuk treguan aq futboll cilësor por rivaliteti i tifozëve “Intelektualët” e “Skifterat” ka bërë që të përjetohet derbi më i madhë në vend
Në pranin e mbi 5,000 mijë shikuesve nëpër mot të përshtatshëm më tepër u tregua futboll jo cilësor por me njw rivalitet të skajshëm si tek ana e tifozëve njashtu edhe tek futbollistët në fushë.
Gjatë tërë ndeshjes skuadra e Dritës ishte më e mirë në çdo aspekt në minutën e 7 Xhevdet Shabani gjuan por gol të sigurt shpëton Magani i cili largon topin nga vija fundore e portës së tij.
Dy minuta më vonë mbrojtja e Gjilanit reagon dobët duke e lënë kapitenin e Dritës Ardian Limanin i cili me lehtësi godet së pari pingulen dhe më pas topi gjen rrjetën e Kaqiut 1-0.
Gjilanasit të vetmen gjuajtje në pjesën e parë e arritën në minutën e 39 kur Haxhibulliq gjuan, por portieri Mario Kirev shpëton portën e tij.
Në minutën e 62 Haxhineziri nga 16 metra gjuan furishëm por Kaqiu me mund të madhë shpëton portën e tij “bardhë e kuqët” barazojnë në minutën e 70 së pari bukur harkon Halili e me kokë Fiton Hajdari godet horizontalen duke u përplasur topi në rrjetë 1-1.
Dy minuta më vonë Newabueze pas gabimit trashanike të mbrojtjes së Gjilanit shënon mjeshtërisht duke shënuar për 2-1.
Në minutat shtesë rezervisti Erjon Vuqaj edhe njëherë shfrytëzon gabimet e mbrojtjes së Gjilanit të cilat në ndeshjen e sotme ishin të shumta dhe nga 13 metra vulos derbin lokal të 28 me radhë.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit Sadat Pajaziti ka deklaruar :
“E pranuam golin shumë herët ishte një gabim amatoresk i mbrojtjes tonë jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin duke e ditur se është ndeshja e parë pranverore dhe ne gjithmonë hyjmë për fitore në derbi, nuk arritëm ti gëzojmë tifozët tonë kur barazuam qëllimi jonë ishte t`i fitojmë pikët e plota, por nuk doli ashtu”.
Ndërsa trajneri i Dritës Ardian Nuhiu i cili për herë të parë ishte udhëhoqi Dritën pas dorëheqjes së Shpëtim Duros ka deklaruar: “Jam shumë i lumtur për fitore qëllimi ynë ishte fitorja dhe kjo fitore për fillim të kampionatit për skuadrën tonë do të thotë shumë”.
Në javën e 19 Gjilani pret Flamurtarin në Gjilan ndërsa Drita udhëton në Mitrovicë për tu ballafaquar me Trepçën 89./sylejman ismajli/rajonipress/


