UBT

Fajon: Ata që janë përgjegjës duhet të veprojnë për të zhbllokuar dialogun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Raportuesja për Kosovën dhe eurodeputetja, Tanja Fajon, ka thënë se shpreson që edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të zgjidhen si çështje brenda këtij mandati të Parlamentit Evropian. Këto deklarata Fajon i ka bërë në një seancë plenare të Parlamentit Evropian që po mbahet në Strasburg.

“Unë vërtet shpresoj se edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të zgjidhen brenda këtij mandati të Parlamentit Evropian. E këto dy çështje në vend se të zgjidhen, janë bllokuar”, ka thënë Fajon, raporton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se të gjithë ata që kanë përgjegjësi institucionale të veprojnë që të ecet përpara për të zhbllokuar situatën.

Mobi Casa

“Iu bëj thirrje të gjithë atyre që janë përgjegjës të veprojnë”, ka thënë ndër të tjera Fajon.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe deputet të Kuvendi të Kosovës.

Krerët e shëtit serb vazhdimisht deklarojnë se pa e hequr vendimin për taksën ndaj produkteve serbe nuk do t’i rikthehen dialogut të Brukselit. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.