Fundamenti

Zhvillimi i mësimdhënësve modern

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Nga Bekim Thaqi – Është shkruar shumë për mësuesit, dhe shumë studiues janë përpjekur të japin përkufizime në atë se qfarë simbolizon fjala mësues. Shumë prej tyre, kanë dhënë një “përcaktim” të mirëfilltë dhe i shpjeguan publikut se çfarë do të thotë kjo fjalë. Mësuesi, paraqet një person ose një individ që jep mësim, udhëzon, formëson dhe bën shumë më tepër në mënyrë që të sigurohet që njohuritë e tij, t`i transmetohen studentëve/nxënësve te tij të tij dhe publikut të gjerë.

Megjithatë, a mund të themi se mësuesi si i tillë, paraqitet në të gjithë shkëlqimin e tij dhe kuptohet nga pjesa më e madhe e njerëzve në mbarë botën? Ka shumë gjëra të tjera, që mësuesi i bën e që në heshtje kalojnë nga njëri fund e deri te fundi tjetër i klasës, nëpërmjet mendjeve të nxënësve, ndonjëherë me një ritëm të ngadaltë duke u përpjekur të arrijnë pjesën më të brendshme të ndërgjegjes së nxënësve, aty ku mësuesi nuk vihet re, por në fakt kjo paraqet një pjesë shumë kuptimplotë të mësimdhënies.

Në këtë mënyrë duhet të kuptohet se mësimdhënësi është psikolog, mjek ose edhe “magjistar”, kur punon me nxënës dhe përpiqet të paraqesë perceptimin e tij të mësimdhënies, në të gjitha strukturat e shoqërisë. Prandaj, ne arrijmë në idenë e transformimit të mësuesit gjatë kohës dhe shekujve. Për të arritur në fokusin kryesor të artikullit tim, për të kuptuar zhvillimin e mësimdhënësve, duhet të marrim një tërësi rrethanash që prekën mësuesit dhe procesin mësimor përgjatë shekujsh.

Cilat ishin cilësitë e një mësuesi le të themi në shekullin e 18-të, dhe çfarë kërkojmë nga një mësues në një kohë të tashme. Unë do të përpiqem të ndjell atë që mësuesit kanë qenë, dhe cilët janë mësuesit tash në këtë epokë të teknologjisë, si dhe qasjes që duhej t’i nënshtrohen dhe ndoshta edhe ta ndryshojnë, meqenëse puna e mësimdhënësve po evoluon gjithmonë përmes shekujve. Në të kaluarën, të qenit një mësues, e nënkuptonte një qasje ortodokse dhe konservatore ndaj studentëve dhe procesit të tërë të mësimdhënies.

Mësuesi, ishte fokusi kryesor ku klasat kishin në qendër mësimdhënësit, ku zakonisht mësuesi ishte një person serioz i moshës së mesme me një qëndrim të fortë, ndonjëherë edhe ofendues dhe i ashpër ndaj nxënësve të tij. Asnjë vend për diskutime të hapura, ashtu siq nuk kishte hapësirë për studentët që të vënë në dyshim, asnjë nga idetë që ai ose ajo paraqiste. Puna e mësuesit ishte një lloj mënyre mekanike për të shfaqur informata për studentët të cilët do të dëgjonin dhe shkruanin çfarëdo që i kërkonin mësuesit e tyre dhe rrallëherë në të vërtetë shumë rrallë ata guxuan t’i pyesnin mësuesit për diçka që ishte e paqartë për ta, dhe kjo bëhej vetëm nga disa ” studentë më trima” pasiqë konsiderohej vrazhdësi të bërit pyetje…

Ndoshta kjo ishte mënyra se si shoqëria ishte përshtatur dhe nuk mund të ishte bërë më shumë në këtë kontekst. Gjatë gjithë kohës, zhvillimi i mësimdhënësve dhe unë do të guxoja të thosha se “evolucioni” u bë më i dukshëm dhe tashmë po përballemi me shumë sfida rreth asaj se çfarë duhet të bëjë një mësues, si duhet të veprojë në vendosjen bashkëkohore të ngjarjeve ku teknologjia është shumë e pranishme dhe natyrisht puna e mësuesit është në një mënyrë e rrezikuar nga të gjitha mjetet e teknologjisë. Por a është vertete kështu?

Uji Dea

Nëse mësuesit duhet të jenë të shqetësuar për punën e tyre? Unë nuk e besoj këtë sepse mendoj se një mësues modern duhet të jetë mësuar me teknologjinë e re dhe duhet të ndryshojë qasjen e tij/saj ndaj mësimdhënies dhe studentëve. Si mund të bëhet kjo, është një pyetje e vërtetë. Para së gjithash, mësimdhënësit duhet të largohen nga qasja konservatore dhe ortodokse.

Si pjesë e zhvillimit të mësimdhënësve, duhet të përfshihen teknika të ndryshme dhe përdorimi i teknologjisë aktualisht në përdorim. Mësuesit, nuk duhet të kenë mungesa në njohjen dhe përdorimin e formave të reja të mësimdhënies, dhe materialeve të nevojshme për ta bërë këtë. Mësuesi duhet të kuptojë se nuk është më ai/ajo qendra e klasës.

Ai nuk është më qendra e universit për studentët. Asgjë nuk rrotullohet përreth tij. Në këtë mënyrë ai duhet të jetë ai që rrotullohet përreth dhe të gjejë dhe rregulloje më mirë ulëset, vendosjen dhe mënyren e uljes së klasës së re. Mesuesi duhet të jetë tërheqës në aspektin mësimor, udhërrëfyes por gjithashtu edhe të qëndrojei anash kur është e nevojshme. Të jap mesim, por mos të gjykojë, tu japë hapësirë studentëve që të diskutojnë hapur midis njëri-tjetrit dhe përpiqet të ruaje fokusin e studentëve në temën kryesore dhe të ndërhyjë vetëm kur është e nevojshme.

Nuk ka formulë magjike, por përgatitjet dhe futja e metodave të reja ku mësimdhënësi është më pak i dukshëm, por i pranishem për të udhëhequr dhe ndihmuar studentët aty ku kanë nevojë mund të jetë gjëja e vërtetë. Duhet të ketë shembull përdorimin e teknologjisë së re; të ngris klasë dhe nxjerr mësime që kanë bazë përdorimin e internetit dhe mjete të tjera që janë të njohura në mesin e nxënësve, të gjejë tema interesante në bazë të strukturës shoqërore të nxënësve që i ka dhe të i bëjë i bëjnë ata të ndihen rehat, dhe ndryshojë përceptimin e mësuesit të stilit të vjetër i cili sillet si ai i vetmi ndaj të cilit duhet të drejtohet gjithqka.

Së fundi, zhvillimi i mësuesve duhet të përfshijë trajnime të shumta, ndërveprim me mësuesit e tjerë në botë, diskutime të ideve midis stafit mësimdhënës të një shkollë, gjetjen e zgjidhjeve më të mira për ngritjen e klasave, komunikimin me nxënësit duke marrë parasysh qështë ajo që ata e gjejnë tërheqëse në një klasë dhe shumë më tepër. Vetëm duke bërë këtë mund të kemi një zhvillim të mësimdhënësve dhe modernizimin e procesit të mësimdhënies që do të jetë në favor të studenteve, mësuesve dhe mesimnxënies në pergjithësi dhe do ketë një zhvillim më të mirë arsimor./rajonipress/