United Hospital

Donis Avdijaj nxirret në shitje nga Willem II

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Reprezentuesi i Kosovës duket se do të mbetet pa ekip në këto ditë të muajit shkurt.

Është shumë e paqartë nëse Donis Avdijaj mund të kthehet në Willem II pasi që thuhet se lojtari është vënë në shitje.

Sulmuesi 22-vjeçar po qëndron në Gjermani dhe po përpiqet të gjejë strehë diku tjetër. Tregu rus është ende i hapur.

Klubi i Tilburgit dërgoi futbollistin përsëri në vendlindje sepse nuk është i aftë për të trajnuar ose për të luajtur ndeshje. Një dëmtim në gjunjë e pengoi atë të ndiqte programin e zakonshëm të stërvitjes.

Uji Dea

Më parë, Avdijaj, me tre lojtarë të tjerë gjermanë, tashmë ishin hequr nga përzgjedhja e trajnerit Adrie Koster, shkruan “Brabants Dagblad”.

Ai deri më tash ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 19 paraqitje në të gjitha garat. Kartoni i tij, vlerësohet rreth dy milionë euro.

Avdijaj karrierë ka bërë edhe te Schalke, Roda e Sturmi i Grazit. Ai në vitin 2017 ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës dhe deri më tash ka gjashtë ndeshje të zhvilluara dhe dy gola të shënuar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.