Eko Higjiena

Pas BE-së edhe OKB e shqetësuar për taksën, thotë se rriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se është i shqetësuar për tensionet në rritje në mes Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve të të dyja vendeve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme që mund të përkeqësonin edhe më tej situatën, shkruan N1, transmeton Telegrafi.

Gueterres theksoi se i gjithë ky tensionim situate ndodhi për shkak të vendimit të Prishtinës për të rritur taksën e importit 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, vendim ky të cilin deri më tani Prishtina nuk ka pranuar ta pezullojë pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga SHBA-të dhe BE-ja.

“Tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës vazhdojnë të rriten dhe të kenë ndikim negativ në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve”, u shpreh Guterres, transmeton Telegrafi.

ARKATANA

Ai kërkoi nga liderët e të dyja vendeve “që të përdorin kokën e ftohtë në kërkim të progresit për dialogun”

Guterres gjithashtu rikujtoi se taksa nga Serbia dhe Bosnja është futur pas dështimit të Kosovës për të siguruar anëtarësimin në Interpol.

Raporti i ri i OKB-së mbi Kosovën i është dorëzuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në një kohë kur ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë në rendin e ditës së mbajtjes së sesionit të veçantë për Kosovën, për shkak të kundërshtisë që ka ardhur nga vendet perëndimore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.